Shtohen të ardhurat për Ballkanin e Ilir Dajës, Korenica transferohet në Turqi

Ballkani i Ilir Dajës vazhdon të shtojë të ardhurat në llogarinë bankare. Pas suksesit për dy vite rresht si kampion i Kosovës dhe pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Konferencës për të dytën herë radhazi, buxheti i klubit nga Theranda është rritur ndjeshëm. E përpos parave që siguruan nga FIFA vijnë edhe ato nga shitja e lojtarëve.

Meriton Korenica është futbollisti i radhës që do të provojë veten jashtë Kosovës. “Telegrafi” bën me dije se mesfushori 26-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Manisën në Ligën e Parë turke. Ballkani do të përfitojë 200 mijë euro nga ky transferim, si dhe do të mbajë 20% të kartonit të lojtarit. Gjithashtu, nëse Manisa siguron ngjitjen në Superligën e Turqisë, Ballkano do të përfitojë edhe 50 mijë euro të tjera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *