Shtohen minutat për Xhuliano Skukën! Një ndeshje që shijon si humbje, trajneri i Metz-it festoi përpara kohe golin që i sillte tre pikët

Metz-i ka barazuar sot 0-0 kundër Caen-it. Një barazim që shijon si një humbje për Metz-in, që nuk mban ritmin e Bordeaux-së dhe Sochaux-së, të cilat tashmë janë respektivisht 2 pikë dhe 3 pikë larg. Minutat sa vijnë e shtohen për Xhuliano Skukën, i cili u aktivizua në fushë në minutën e 76 të takimit, duke luajtur kështu në total 19 minuta së bashku me shtesën.

Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk arriti të ishte protagonist as në këtë përballje, teksa në tre paraqitje të zhvilluara nuk ka shënuar ende golin e parë me Metz-in. Ndërkohë skuadra franceze ka provuar deri në fund për të ndëshkuar kundërshtarët, por pa patur sukses. Madje, në momentin kur po luheshin minutat shtesë, u krijua edhe iluzioni i golit. Trajneri i Skukës nis festën përpara kohe, por shpejt kupton se topi kishte shkuar jashtë. Në fund, vetëm një pikë për Metz-in, që renditet i 4-ti në tabelën e Ligue 2 me 37 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online