Interi i largohet edhe më shumë titullit dhe vendos në pikëpyetje Champions-in, asnjë minutë për Asllanin kundër Sampdorias

Interi do të kthehet vetëm me një pikë në Milano. Zikaltrit janë ndalur në një barazim pa gola kundër Sampdorias në transfertë. Aktivizimi i dyshes Lautaro Martinez-Romelu Lukaku nuk dha efektin që pritej, duke mos arritur ta dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare. Inzaghi hedh në fushë Dzeko-n në pjesën e dytë të ndeshjes, por as sulmuesi boshnjak nuk mundi t’i sjellë fitoren skuadrës.

Ndërkohë mesfushori Kristjan Asllani nuk është preferuar për asnjë minutë mbrëmjen e sotme, të cilën e ka parë nga stoli. Interi merr kështu vetëm një pikë dhe largohet edhe më shumë nga gara drejt titullit. Tashmë diferenca e zikaltërve dhe Napolit ka shkuar në 15 pikë. Një distancë e konsiderueshme dhe tejet e vështirë për t’u kapërcyer.

Sakaq, Interi po vendos në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se ndodhen në vendin e dytë, Atalanta, Roma dhe Milani e ndjekin me vetëm tre pikë diferencë, ndërsa Lazio gjendet 4 pikë larg. Gara pritet të jetë e ashpër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online