Turpi nuk ka fund në Shqipëri. Ashtu si në shumë ndeshje të tjera ndërkombëtare e kombëtare, policia shqiptare vazhdon të zbatojë në mënyrë skandaloze urdhrat injorantë nga persona që me sa duket nuk kanë shkelur dhe nuk do të shkelin kurrë në stadium.
Edhe sot, në “Selman Stërmasi”, nuk lejohet futja e tifozëve me ujë në stadium, as me gotë kartoni. Sipas policisë dhe rojeve të sigurisë, urdhri është të mos lejohet asgjë në stadium, as uji.
Duhet kujtuar, për shefat që komandojnë nga zyrat, që temperatura në Tiranë sot është 32 gradë, edhe pse kondicioneri nuk i lë ta kuptojnë që është pak vapë.
Duhet kujtuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit që UEFA urdhëron shitjen e ujit me gota plastike në stadium, për të evituar futjen e shisheve.
Sa për kuriozitet, stadiumi “Selman Stërmasi” është bosh. Edhe ata pak tifozë që kanë marrë guximin të shkojnë në këtë të nxehtë, shpejt do të largohen nga etja.