Ish-futbollisti i famshëm i Arsenalit Emanuel Ebue është arrestuar në Angli. The Mirror raporton se policia e Londrës ka ndaluar ish-mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Ebue ka një histori tragjike, sepse para pak kohësh u bë publike drama e tij, me divorcin nga bashkëshortja që e ka rrënuar financiarisht, por edhe mendërisht. Këtu ka ndikuar edhe humbja e vëllait, i cili vdiq në një aksident para pak vitesh.
Tani Ebue është praktikisht i rrënuar dhe ndoshta nuk përballon dot as pagesën e një avokati, por policia e lëshoi ditën e djeshme dhe po heton në lidhje me disa akuza që duket se nuk përfshijnë zjarrvënien e qëllimshme.
Muajin e shkuar Ebue luajti me legjendat e Arsenalit në një miqësore luksi në Bernabeu, ndërsa më parë ka luajtur 214 ndeshje në fanellën e Arsenalit, para se të mbyllte karrierën te Gallatasaraji, ku i ofruan edhe një punë me ekipet e moshave, për ta ndihmuar në një moment mjaft delikat.