Shtëpia 20 milionë euro, do të blejë fushat e golfit që të mos afrohen fotografët dhe plani i Ronaldos për t’u zhdukur nga të gjithë kur të lërë futbollin

Cristiano Ronaldo ende nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën e tij. Portugezi do të vazhdojë kontratën e tij me Al Nassr në periudhën e ardhshme dhe duhet të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2027, derisa të shkojë 42-vjeç.

Që nga momenti kur të shpallet pensionimi, Cristiano Ronaldo synon të zhduket plotësisht nga jeta publike. Vetëm njerëz të rrallë do të kenë mundësinë ta shohin dhe ta dëgjojnë nga afër. Cristiano ka synimin që të tërhiqet nga jeta publike. Ai nuk do të dali në publik, nuk do të bëjë deklarata për media dhe nuk do të marrë pjesë në ngjarje ku ka pjesëmarrje të madhe njerëzish. Dihet mirë se çfarë do të bëjë Ronaldo pasi të varë këpucët në gozhdë, ai ka marrë biznese të shumta, është interesuar veçanërisht për hotelet dhe do të merret me to sa më shumë që të jetë e mundur.

Përgatitjet për pensionimin kanë nisur prej kohësh. CR7 investoi më shumë se 20 milionë euro në një shtëpi në ishullin Madeira, ku planifikon të jetë larg syve kureshtarë të gazetarëve dhe fotografëve. Cristiano planifikoi ta kishte gati vilën verën e kaluar. Mirëpo, punimet zgjatën shumë, kështu që u humbën afatet.

Sigurisht, e gjithë kjo kushton para. Megjithatë, CR7 dëshiron të blejë qetësinë maksimale, ndaj u përpoq të merrte fushat e golfit që janë afër dhe që mendon se fotografët mund t’i përdorin për t’u afruar me vilën. Plani dështoi, edhe pse ofroi miliona dollarë, pronarët deklaruan se nuk ka asgjë për të shitur, kështu që Ronaldo do të duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për mbrojtjen e privatësisë. Me paratë që ka, mund ta gjejë patjetër për të shijuar privatësinë maksimale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online