“Shqiptarët përveshin mëngët dhe luftojnë me zemër”, italiani i Dinamos mbetet i mahnitur

Gjithmonë te Dinamo është folur sesa klubi shqiptar është i dashuruar pas italianëve. Por këtë herë do të flasim për dashurinë e italianëve karshi kësaj skuadre dhe Shqipërisë. Në një intervistë për “Gazzettaregionale” ka folur Giulio Lucarelli, një prej italianëve që pa nga afër punën për ngritjen e Dinamos së re të Marco Pontrellit.

Në çdo frazë të vetme, Lucarelli përmend befasinë e madhe që ka marrë nga Shqipëria, duke pëlqyer gjithçka nga kjo tokë. Për ta nisur që me kulturën e reagimin e njerëzve në momentet e vështira, për të vazhduar me afërsinë gjeografike që ka me Italinë, por njëkohësisht edhe rritjen e nivelit të futbollit që bashkangjitet me talentet e shumta.

“Koronavirusi nuk është i ashpër në Shqipëri si në Itali apo vendet e tjera në Europë. Në mars u mbyll gjithçka si në gjithë botën, por ndryshe nga kombet e tjera, njerëzit reaguan në mënyrë të shkëlqyer. Kishin një dinjitet dhe fuqi emocionale që i dallon nga të tjerët. Kanë dalë më të fortë nga kjo sfidë. Në fatkeqësi populli shqiptar nuk e lë veten të dekurajohet, mbledh mëngët dhe lufton me zemër. Ata e kanë treguar edhe njëherë tjetër këtë gjë, unë jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj kulture.

Shumë trajnerë dhe sipërmarrës italianë kanë vendosur që të emigrojnë në Shqipëri për të investuar në këtë futboll, që për mua ishte i panjohur deri kur pranova ofertën e Dinamos. Duke folur për Dinamon, kjo është shenja e qartë sesi përvoja italiane vepron si trampolinë dhe anasjelltas. Më lini mundësinë që t’ua shpjegoj. Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë. Është një mundësi për trajnerët që falë njohurive mbi futbollin që kanë marrë në Itali.

Shqiptarët kanë talent të pastër, por duhen kanalizuar në shinat e duhura. Pararendësi ishte De Biazi që kishte guximin që të shihte veten te Shqipëria, pas tij erdhën shumë të tjerë. Atëherë mos të harrojmë se është vetëm një orë larg me aeroplan ky vend, ku flitet shumë gjuha jonë dhe me pak fjalë, të duket si Italia. Sa i përket Dinamos kam fatin që punova me presidentin Marco Pontrelli që po bën një punë të pabesueshme”, ka thënë Lucarreli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online