Shqiptarët nëpër Europë, sa shumë “gri”

Ka qenë një e diel jo e mirë për lojtarët shqiptar që aktivizohen ën Europë. Në Belgjikë, Guri e ka nisur titullar ndeshjen mes Ostendes dhe Gentit, por shkodrani nuk ka lënë gjurmë në 45 minutat e para që ka luajtur, pasi me fillimin e pjesës së dytë ka mbetur në dhomat e zhveshjes. Skuadra e tij u mund në shtëpi me rezultatin 0-4.

Në Spanjë, Rey Manaj po ashtu e ka nisur titullar, nënqeshjen e sotme, lushnjari luajti vetëm 26 minuta. Skuadra e tij e pa veten me 10 lojtarë që në minutën e 8-të dhe Manaj është sakrifikuar nga trajneri. Ekipi i tij ndonëse në inferioritet shënoi e para, por në fund u ndëshkua nga Almeria.

Në Turqi, Gëztepe ka mundur Beshiktashin 2-0, por ajo që duhet përmendur është se Sokol Cikalleshi ka qenë i grumbulluar për këtë ndeshje. Lajm i mirë, kjo për faktin se sulmuesi u rikthye pas një dëmtimi që e kishte lënë disa javë jashtë.

Në Rusi, Akhmat Grozni ka fituar minimalisht me rezultatin 0-1 në fushën e Krasnodarit, por titullar nuk ishte as Balaj dhe as Berisha. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është aktivizuar në minutën e 69-të.

Arisi i Mavrajt dhe Bashës janë mundur në shtëpi me Paoku me rezultatin 1-2. Të dy kuqezinjtë ishin titullarë në ndeshjen e sotme, por Basha u zëvendësua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 54-të. Skuadra nga Selaniku ka shpërdoruar dhe një 11-metërsh në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1.

Enriko Papa e ka nisur nga stoli ndeshjen mes Botosanit dhe Gaz Metanit. Papa është aktivizuar në pjesën e dytë, në të 62-ën. Skuadra e tij arriti që të fitonte në transfertë me rezultatin 1-2.

Të paktën vetëm Myrto Uzuni na zbardh faqen sot, duke qenë njeriu i ndeshjes në Kroaci me një asist dhe një gol. Pjesa tjetër kanë kaluar një ditë “jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *