“Shqiptarët dolën më të fortë se priteshin”! Në Belgjikë tregojnë situatën e Anderlehtit, duhet të ndryshojnë ekipin e studimit

Fituesi i çiftit mes Craiovas dhe Laçit do të ketë mundësinë e përballjes kundër Anderlehtit në turin e tretë të Conference League. Teksa të gjithë prisnin që skuadra rumune të kalonte më tej, kurbinasit i shfaqën surprizën në përballjen e parë. Ekipi shqiptar arriti të fitonte në shifrat 1-0, ndërsa surprizuese ishte jo vetëm për rumunët, por edhe gjigandët e Belgjikës.

“Voetbalprimeur” i ka kushtuar një artikull të veçantë ndeshjes duke cilësuar si shqiptarët rezultuan më të fortë se priteshin, ndërsa Anderlehti mund të përballet me një rival të pa menduar më herët. Skuadra e drejtuar nga Kompany ka ndryshuar planet e saj për të mos studiuar më tepër Craiovën pasi gjasat ekzistojnë që në turin e tretë të luajë me Laçin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online