Shqipërisë i duhen 10 lojtarë për të mbrojtur, për pjesën tjetër kujdeset…Armando Broja!

Djaloshi i artë i Shqipërisë! Armando Broja i tregoi fare mirë vlerat e tij ndaj Spanjës. Një top i marrë thuajse në mbrojtjen tonë, pa asnjë mbështetje tjetër nga lojtarët e Kombëtares dhe i rrethuar mes pesë spanjollëve, arrin të kalojë në zonën kundërshtare për të fituar një goditje këndi.

Thjesht fantastik, por nuk ka mbështetjen e duhur. Sigurisht që edhe mungesa e Nedim Bajramit ndikoi jo pak në këtë rast, pa harruar edhe emrin e kundërshtarit. Ka ende për të përmirësuar në pasimin e fundit dhe të perfeksionohet me goditjet drejt portës, megjithëse ka marrë maksimumin në shumicën e rasteve.

Megjithëse trajneri Reja nuk do ta pranojë publikisht dhe kërkon ta ul me këmbë në tokë djaloshin, gjithçka është e qartë: “Shqipërisë i duhen 10 lojtarë për t’u mbrojtur, për pjesën tjetër kujdeset Armando Broja”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online