Shqipërinë e presin dy ndeshje vendimtarë në fund të këtij muaji. Në 24 shtator kuqezinjtë udhëtojnë drejt Izraelit, ndërsa më 27 shtator do të luajnë kundër Islandës në “Air Albania“. Në këto dy sfida kërkohet maksimumi, në mënyrë që të sigurohet vendi i parë në grup.
Por të mbërritur në krye Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të motivojë lojtarët dhe stafin me një premio. 300 mijë euro është shifra që Kombëtarja do të përfitojë në rast triumfi në Izrael./Halit Delibashi-Sport Ekspres/