Në Kosovë kanë nisur të shqetësohen, i largohet edhe talenti premtues i Young Boys-it

Në Kosovë është rritur ndjeshëm pakënaqësia me Kombëtaren shqiptare dhe atë zvicerane. Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha zgjodhën të vishnin fanellën kuqezi, duke hapur një debat të gjerë në Kosovë. Por shqetësimet vetëm shtohen, teksa një tjetër lojtar ka vendosur të largohet.

Ardian Bajrami ka vendosur të mos jetë më pjesë e ekipit U21 të dardanëve. Portieri 18-vjeçar që aktivizohet me U21-shin e Young Boys-ave zgjedh të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare. “Gazeta Nacionale” ka mësuar se kanë qenë pikërisht helvetët që e kanë shtyrë drejt nëj vendimi të tillë, duke i bërë presion të vazhdueshëm. Kosova nga ana tjetër nuk ka qendruar pasive dhe është përpjekur ta bindë që të qendrojë me përfaqësuesen e tyre, ku do të projektohej titullar nën drejtimin e Afrim Tovërlanit. Por duket se kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar mendjen Bajramit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online