Do të përpiqet të marrë kontratë në UFC! Luftëtari shqiptar ndeshet në MMA, kundërshtari nga Brazili nuk ka asnjë humbje

Një luftëtar shqiptar në sportin e MMA-s Leo Aliu do të provojë gjithçka për të fituar një kontratë me kompaninë më të njohur në botë UFC.  Ai do të ndeshet në mini shown e UFC të quajtur “Dana White Contender Series” ku do të jetë përballja kryesore e këtij eventi.

Aliu do të jetë përballë Bruno Ferreira, ku sipas kompanive të basteve amerikane, shqiptari ka pak shanse për të fituar ndaj kundërshtarit brazilian. Bruno Ferreira është i pamposhtur me 8 fitore dhe asnjë humbje, ndërsa Leon Aliu ka një rekord 10-1. Të dy luftëtarët do të provojnë gjithçka për të fituar një kontratë në peshën e mesme (Middleëeight). /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online