Shqipëria U-21 i jep një dorë Egnatias! Flirton me eliminimin e Laçit, por ikën nga Kupa në ekstrem

Egnatia ishte shumë pranë befasisë së radhës në Kupën e Shqipërisë. Pas largimit të Tiranës dhe Bylisit, në vështirësi është vendosur edhe Laçi. Këta të fundit kishin tre mungesa të rëndësishme si Selmani, Marku dhe Xhixha. Kjo pasi futbollistët në fjalë i janë bashkuar Shqipërisë U-21 për këto takime të fundit kualifikuese, ku u fitua ndaj Kosovës U-21 dhe do të luhet në transfertën e Anglisë.

Pra një ndihmë që vjen edhe nga Shpresat për Egnatian, por këta të fundit nuk e kanë shfrytëzuar në maksimum për vetëm pesë minutat e fundit. Xhakson kaloi në avantazh Egnatian në minutën e 25, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin 0-1. E kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Teko ka barazuar shifrat në minutën e 85. Në shtesë ishte një histori që foli për kurbinasit me Nabuezen që shënoi nga penalltia në minutën e 107 dhe sërish i njëjti autor i mbylli shifrat në 3-1 në minutat e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online