Shqipëria U-17 luajti miqësoren kundër Bosnjes: Grup i fortë për Shqipërinë në Europian

Shqipëria e 17 vjeçarëve luajti ditën e ndeshje miqësoren e parë, nga dy që janë në program, ndaj Bosnje Hercegovinës, në një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje që fraksionin e dytë të lojës u ngrit në nivelin e duhur për kuqezinjtë tanë, që luajtën vetëm ndeshjen e parë miqësore duke parë se ky është grumbullimi parë për këtë grupmoshë.

Skuadra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore, që do të luhet nesër në “Niko Dovana”, ndërkohë që trajneri Bulku nuk e ka fshehur faktin që këto miqësore do e ndihmojnë shumë për të krijuar idenë përfundimtare mbi skuadrën që do na përfaqësojë në eliminatoret e nëntorit. “Ishte ndeshja e parë, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse na jep mundësinë që të shohim vlerat e gjithësecilit nga gjithë lojtarët që ishin prezentë. Njohim më mirë grupin.

Duke parë që djemtë luanin për herë të parë bashkë, është normale që në pjesën e parë të mos ishim në ato nivele që kërkojmë . Po i japim mundësinë gjithësecilit të tregojë vlerat e tij. Janë shumë të rëndësishme këto ndeshje që të kuptojmë çfarë mungon dhe ku duhet të punojmë më shumë, që të kemi një grup sa më të fortë për të përfaqësuar Shqipërinë në Europianin e ardhshëm.

Ervin Bulku thekson se sinjalet që priste stafi i mori, dhe arriti të evidentojë çfarë i duhet skuadrës. “Pjesa më e madhe e çunave treguan që kanë vlera. Morëm sinjalin që prisnim. Ka edhe disa probleme që ne do t’i shikojmë në të ardhmen, duke parë që edhe koha në dispozicion ka qenë dy ditë dhe kuptohet që është e vështirë të përgatisësh një ndeshje brenda dy ditëve, por duhet të mos harrojmë që këto janë ndeshje miqësore që të japin mundësi, që ne si staf të krijojmë ide të qartë, për secilin nga këto lojtarë që në të ardhmen të jemi një grup sa më i fortë, që të përfaqësohemi denjësisht. Ti’ japim mundësi këtyre djemve të luajnë futboll dhe që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave, por pse jo dhe ekipit A”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online