Shqipëria U-15, afrime edhe nga Greqia e Maqedonia

Jo vetëm nga kampionati shqiptar, sepse Shqipëria mundohet të zbulojë talente edhe jashtë vendit. Ekipi kombëtar U-15 nis katër ditët e grumbullimit në rezidencën e ekipeve kombëtare në “Tropikal”. Trajneri i kësaj moshe Eqerem Memushaj, ka grumbulluar për këtë stejxh stërvitor 24 lojtarë. Të gjithë të datëlindjes 2004, ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar të kësaj moshe. Në listën e trajnerit Memushaj, spikasin edhe lojtarë qe luajnë jashtë vendit, si në Itali, Maqedoni dhe Greqi.

Përpara gazetarëve, trajneri Memushaj u shpreh: “Ky grumbullim është në vazhdën e një plani vjetor të ekipeve kombëtare dhe që më shërben jo pak për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve. Po kështu nga ana tjetër do të shohim mundësitë që të zhvillojmë 2 teste miqësore për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë. Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare”.

Pas skuadrës përfaqësuese U-15, ditën e diel nis grumbullimin edhe ekipi kombëtar U-17 në drejtimin e trajnerit Mustedanagiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *