Video | Shqipëria sërish në tapet, këtë herë triumfojnë “dardanët” e vegjël

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës është zhvilluar ndeshja miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe homologëve të tyre nga Kosova. Vëllezërit nga Kosova kanë mundur që të marrin një fitore minimale falë golit të Leonard Zeiqirit, me rezultatin 1-0.

Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka pasur mundësinë që të shohë nga afër skuadrën e tij, para ndeshjeve kualifikuese dhe normalisht që rezultati ka kaluar në planin e dytë për të.

Duhet veçuar goli Kosovës, që u shënua nga një goditje e lirë në minutën e 65-së, me Zeqirin që u tregua një specialist i vërtetë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë miqësore, pasi sërish këto do ekipe do të zbresin në fushë të martën në orën 16:00, po në “Loro Boriçi”.

Kosova tregon dhe një herë se vijon të rritet. Nëse pak muaj më parë ishte skuadra e parë që i dha kuqezinjve një shuplakë, tani ishte radha e 17-vjeçarëve që të tregonin dhëmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *