Shqipëria po përgatitet për ndeshjen me Çekinë, Armand Duka zbret në fushë me kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator kundër Çekisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht në mbrëmjen e 7 shtatorit me ekipin kombëtar çek, në kuadër të të cilëve po zhvillojnë përgatitjet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. I pranishëm në seancën e fundit stërvitore ishte edhe Armand Duka.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit zbriti në fushën e stërvitjes për të ndjekur nga afër lojtarët e ekipit tonë kombëtar. Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në grupin E dhe këto dy sfida do të vendosin shumë sa i përket kualifikimit për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *