Shqipëria pa Brojën si Norvegjia pa Halandin! Statistika mahnitëse që të mbushin me shpresë, Kombëtarja jonë është e 5 në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria pa Armando Brojën është si Norvegjia pa Halandin! Ky është krahasimi që mbështetet në statistika dhe shifra reale, ndërsa të dy Kombëtaret kanë mbetur jashtë Botërorit. “Soccerway” ka nxjerrë statistikat sa i përket të gjitha ndeshjeve që janë zhvilluar në kualifikueset e Botërorit. Fillimisht, le të marrim shanset e mëdha për gol që janë humbur para portës kundërshtare.

Besojeni ose jo, por Shqipëria gjendet në vendin e 5 në Europë së bashku me Norvegjinë, me 19 raste të shpërdoruara. Para nesh renditet Hollanda, Gjermania, Anglia dhe Italia. Këto shifra përkëthehen në raste të krijuara dhe që është pozitive për Shqipërinë, por gjithashtu tregojnë problemin e sulmuesve, që nuk arrijnë të gjejnë rrjetën.

Por padyshim që në momentin që Shqipërisë i kthehet Armando Broja dhe njëkohësisht Norvegjisë i kthehet Halandi, shifrat e pikëve dhe historia do të ndryshojë. 5 gola në 493 minuta për Halandin që ka humbur shumë ndeshje për shkak dëmtimi dhe 3 gola në 225 minuta për Brojën.

Shumëkush do të thotë se Shqipëria i ka këto raste të humbura pasi kemi luajtur me Andorrën dhe San Marinon, pavarësisht se kemi parë rastet e pafundme të humbura në dy ndeshjet me Hungarinë dhe në ndeshjen e zhvilluar në transfertë me Poloninë. Por le t’i kthehemi grupeve të tjera, thuajse në çdo grup ka pasur dy Kombëtare të nivelit të ulët, pra nuk ka qenë vetëm luksi ynë, madje nëse do të ishim në një tjetër grup, mund të kishim arritur në Play-Off.

Grupi A: “Luksemburg, Azerbajxhan”. Grupi B: “Gjeorgji, Kosovë”. Grupi C: “Lituani”. Grupi D: “Kazakistan”. Grupi E: “Estoni, Bjellorusi”. Grupi F: “Ishujt Faroe, Moldavi”. Grupi G: “Lituani, Gjibraltar”. Grupi H: “Qipro, Maltë”. Grupi J: “Lihtshtejn”.

Nëse i shohim të gjitha këto statistika, arrijmë në përfundimin se Shqipëria nuk ka fituar thjeshtë një vazo më shumë dhe vendin e tretë në grup, por për herë të parë kemi fituar një futboll sulmues, që më herët as nuk mund të kalonte ndërmend. Sa i përket driblimeve të suksesshme, Shqipëria renditet e 13 në Europë dhe renditemi të 10 në Europë, ku në 6 ndeshje e kemi mbajtur portën e paprekur në 6 ndeshje. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online