“Shqipëria nuk është kampionat i fort”! Myrto Uzuni tregon dhuratën më të shtrenjtë që i bëri vetes: 120 mijë euro bleva një makinë, e meritoja

Myrto Uzuni është padyshim një shembull për lojtarët shqiptarë që mund të shkojnë larg edhe duke e nisur nga Shqipëria. Aktualisht pjesë e Granadas, heroi kryesor i skuadrës që e nxori kampion në La Liga 2 dhe i ngjiti në elitën e futbollit spanjoll ishte padyshim ai i Shqipërisë. I ftuar në “Top Channel”, Uzuni ka treguar edhe dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë vetes.

“Shqipëria nuk është kampionat i fortë, lojtari provohet gjithmonë jashtë. Atje duhet të punosh dyfish. Kjo ka ndodhur me mua, nuk kishte diçka magjike, thjesht kisha gjëra të qarta në kokë, doja të bëhesha dikushi. Mund të jem kapiten te Granada, ma kanë propozuar. Qyteti aty më adhuron. Dhurata më i shtrenjtë që i bëra vetes? Ka qenë një makinë, kur u kualifikuam në Champions League me Ferencvaros. Ishte një makinë Gle Coupe të vitit të fundit, 120 mijë euro, e meritoja”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online