Silvinjo i ka dhënë Shqipërisë një fytyrë të re që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës. Kombëtarja shqiptare ka pasuruar statistikat edhe me dy fitore të tjera në muajin tetor. E para ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian, ndërsa e dyta ndaj Bullgarisë në një takim miqësor.
Me këto dy fitore, kuqezinjtë pritet të ngjisin sërish shkallë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në muajin e shkuar Shqipëria renditej në vendin e 62-të, por në renditjen e re për muajin tetor pritet të pozicionohen në vendin e 59. Kështu kuqezinjtë, sipas përllogaritjeve të pikëve të bëra paraprakisht, do të ngjiten me tre pozicione në klasifikim. Një punë vërtetë e jashtëzakonshme e kryer nga Silvinjo dhe lojtarët e ekipit kombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/