“Alegrit nuk i intereson loja”, Vieri komenton Juventusin e këtij sezoni: Lënë në stol Kiezën dhe Vllahoviçin, është ekip i fortë

Juventusi mposhtu Milanin së fundmi dhe tashmë renditet në vendin e tretë në Serinë A. Bobo Vieri ka folur fjalë pozitive për bardhezinjtë në kanalin e tij në “Twitch”, “Bobo TV”. Ish-lojtari i njohur ka thënë se Alegri nuk do t’ja dijë për lojën e zhvilluar, por i intereson rezultati. Sipas tij fakti që Juventusi ka luksin të lërë në stol Kiezën dhe Vllahoviçin, tregon se është një ekip mjaft i fortë për t’u mundur.

“Alegri është i treti në renditje, -2 pas Interit kryesues. Atij nuk i intereson për lojën, por ai është në vendin e tretë në renditje dhe po bën mirë. Shumë njerëz thonë që Juve nuk është si Interi, Milani dhe Napoli, por për mua nuk është ky rasti. Juve është i fortë, përndryshe nuk mund të mbante Kiezën dhe Vllahoviçin në stol. Juventusi është i qendrueshëm, në fuqi të plotë ata janë një ekip vërtetë i vështirë për t’u mundur”, ka thënë Bobo Vieri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online