VIDEO/ Ikardi humbet rastin e pastër për të shtangur Bajernin, lojtari i Gallatasarait përqafon arbitrin

Transferta në Turqi nuk ka rezultuar aspak e lehtë për Bajernin e Mynihut. 45 minutat e para të ndeshjes kanë përfunduar në baraspeshë 1-1. Komani kaloi i pari në avantazh bavarezët, por ekipi nga Stambolli u kundërpërgjigj me anë të Mauro Ikardit. Ky i fundit tregon klasin e tij nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje në stilin “panenka”. Por argjentinasi pati shansin e artë të kalonte në avantazh turqit në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë.

Presingu i Gallatasarait dha frutat e veta, duke njerrë Ikardin në një pozicion të favorshëm brenda zonës. Por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë. Sapo topo doli jashtë vijave kufizuese, njëri prej lojtarëve të Gallatasarait ankohet te arbitri për një faull të shkaktuar kundrejt tij në fillim të aksionit. Gjyqtari duket i prerë në vendimin e tij dhe i bën me dije se lejoi avantazhin menjëherë pas faullit, çka solli më pas edhe goditjen e Ikardit. Lojtari i skuadrës turke, i vetëdijshëm për këtë fakt, përqafon më pas arbitrin kryesor të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online