Shqipëria nën ujë, gati shtyrja e kampionatit

0

Futbolli mund ta bëjë pushim këtë fundjavë në Shqipëri. Është diçka e detyruar, duke parë atë që po ndodh, me disa qytete që janë nën ujë dhe rrugë të bllokuara. Nuk ka shenja përmirësimi dhe parashikimi i motit nuk është aspak optimist. Të paktën deri në fillim të javës tjetër priten shira të rrëmbyer anembanë vendit, ndaj futbolli kalon në plan të dytë dhe është e kotë të ndërmerren aventura, si për udhëtimet e skuadrave, ashtu edhe për kushtet e fushave, që me shumë gjasa do të jenë nën ujë në disa stadiume e tepër të rënduara në disa të tjerë. Për momentin FSHF ka vendosur që ndeshjet e fundjavës, planifikuar për në orën 14.00, të nisin një orë më herët, pra në 13.00, pasi moti i keq bën që të errësohet më herët dhe nëpër stadiume nuk ka ndriçim. Masë e përkohshme, sepse me shumë gjasa shtyhen të gjitha.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.