Shqipëria në listën e dështimeve me pikatore të Ronaldos, portën e Francës nuk di ta gjejë

Kristiano Ronaldo është thuajse i pamundur për t’u markuar dhe që portierët kundërshtar ta ndalin, për ta mbyllur 90 minutëshin pa përfunduar në listën e golashënuesve. E nëse kjo mund të ndodh, me siguri që portugezi i ruan golat e tij për takimin e radhës.

Por ekziston një listë me pikatore e ekipeve dhe Kombëtareve që Ronaldo nuk ka arritur t’i shënojë. Në kryesim ndodhet Franca, ku pas ndeshjes së djeshme që lojtari i Juventusit nuk realizoi, bëhen gjashtë përballje direkte pa arritur të mposht portierin kundërshtarin.

Gjithashtu në katër paraqitje kundër Gjermanisë dhe Shqipërisë, Ronaldo nuk ka realizuar asnjë gol të vetëm. Pra trajnerët e Kombëtares kuqezi dhe futbollistët tanë kanë ditur që ta markojnë sulmuesin, për t’i lënë sa më pak hapësira. Ndërkohë ndaj Celtic dhe Brazilit janë zhvilluar tre ndeshje në të cilat Ronaldo nuk ka shënuar asnjëherë të vetme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online