Jo vetëm Europian dhe kualifikueset e Botërorit. Shqipëria është gati për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në vazon e dytë të grupit (Ligës) C të Ligës së Kombeve, momentalisht me Skocinë, Malin e Zi dhe ZSerbinë, por zor se UEFA do të lejojë sërish përballje me Serbinë. Kombëtarja e Kosovës është në grupin D, vazo e dytë të këtij kompeticioni, momentalisht me Letoninë, Maqedoninë dhe Ishujt Faroe. Dy kombëtaret shqiptare në Europë janë larg njëra-tjetrës. Vetëm disa muaj më parë Shqipëria ishte në vazon e dytë të kësaj renditje. Ndërkohë që kuqezinjtë mund të ngjiten edhe më lart në renditjen e përfaqësueseve europiane. Liga e Kombeve ose kampionati më i ri që do të nisë në vitin në sezonin 2018-2019 dhe që do zgjasë gati një vit është gati dhe quhet Liga e Kombeve.
Kampionati do të ketë sfida që do të zhvillohen brenda një harku kohor prej dhjetë muajsh, ndërsa formati do t’i ngjasojë një kampionati kombëtar, me skuadra që grumbullojnë pikë, por edhe me ekipe që do të bien nga kategoria (grupi dhe vazoja). Liga e Kombeve do të përbëhet nga 4 divizione, ku çdo divizion do të ndahet në 4 grupe me 3-4 skuadra, kështu ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në divizionet A–B–C–D. Projekti i UEFA-s i konfirmuar në Azerbajxhan konsiston në krijimin e katër grupeve në kategori të ndryshme, me ngjitje dhe rënie nga këto kategori, sikundër ndodh në kampionatet normale.
Kombëtare të tilla si Italia, Anglia, Gjermania, Spanja, Franca, Holanda dhe Portugalia janë koka grupi. Fitueset e katër divizioneve do të marrin pjesë në një “final four” (katër finalistët), i cili mund të luhet në një vend neutral në verën e një viti pa kompeticione ndërkombëtare. Gjithashtu, fituesit e çdo divizioni, përveçse do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do kenë shansin dhe për të fituar një vend direkt për në Europianin e ardhshëm. Ideja për krijimin e një lige të re lindi rreth 4 vite më parë me qëllim që skuadrat përfaqësuese të kenë më shumë takime mes tyre përveç atyre të kampionateve evropiane, botërore apo miqësoreve.
5.25% mundësi ka Shqipëria të jetë në vazon e dytë të Ligës së Kombeve
94.75% ka shanse ekipi ynë kombëtar të jetë në vazon e tretë të Ligës së Kombeve
Grupi A
Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjkë, Spanjë
Vazo 2: Angli, Itali, Zvicër, Poloni
Vazo 3: Francë, Kroaci, Islandë, Austri
Grupi B
Vazo 1: Bosnjë-Hercegovinë, Holandë, Uells, Sllovaki
Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Irlandë, Rusi
Vazo 3: Irlandë e Veriut, Turqi, Çeki, Hungari
Grupi C
Vazo 1: Rumani, Danimarkë, Greqi, Slloveni
Vazo 2: Shqipëri, Skoci, Serbi, Mali i Zi
Vazo 3: Izrael, Norvegji, Bullgari, Qipro
Vazo 4: Lituani, Estoni, Finlandë
Grupi D
Vazo 1: Bjellorusi, Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji
Vazo 2: Letoni, Kosovë, FYR Maqedoni, Ishujt Faroe
Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Luksemburg, Litenshtejn
Vazo 4: Maltë, Andorrë, San Marino, Gjibraltar