Shqipëria në errësirë, pa laborator antidopingu

Në teori kemi një Komision kombëtar të Antidopingut, janë nja 10 anëtarë që diçka bëjnë, por askush nuk e di çfarë. Kjo edhe për faktin se Shqipëria nuk ka fare laborator të specializuar për kontrolle dhe analizat e vetme vijnë nga jashtë, kur i bëjnë Federatat Ndërkombëtare, apo kur vetë sportistët apo federatat tona i dërgojnë jashtë për testim. Natyrisht, peshëngritja është e detyruar të bëjë kontrolle vetë para nisjes për në turne madhorë, por me sa duket edhe ajo ka pasur probleme, përderisa kanë rezultuar pozitivë disa sportistë.

Po futbolli? Një kaos total, sepse nuk ka shans që FSHF dhe klubet të shpenzojnë për të kontrolluar futbollistët. Një kontroll antidoping, jashtë Shqipërie, kushton 300 deri në 400 euro, ndërsa në rast se një sportist del pozitiv, ka probleme të tjera e shpenzime të tjera, shumë më të mëdha. Imagjinoni kontrollet për një ekip me 20-25 futbollistë.

Zgjidhje do ishte kontroll me short dy futbollistë për klub çdo muaj. Kështu edhe kostot do të ishin të ulëta për federatën dhe klubet. Varet a dëgjon njeri…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online