Gjoka: Uroj të ketë garë të pastër deri në fund!

Trajneri i Vllaznisë kërkon që çdo skuadër të marrë atë që meriton në fushë dhe fal të akuzuarit për sulmin ndaj tij: Zoti i ruajt!

Gaspër Marku

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër u bënë pengesë dje për zhvillimin e seancës së paralajmëruar në fushën e stadiumit Reshit Rusi për Vllazninë. Pasi inspektuan terrenin në fjalë, drejtuesit e skuadrës e spostuan stërvitjen në orën 14:00, në një nga kalçetot e qytetit. Për 15 minuta para fillimit të stërvitjes stafi teknik ka kryer një analizë në mesin e fushës, ku është folur për ndeshjen me Laçin, por janë dhënë edhe porositë për ballafaqimin e radhës me Flamurtarin në Loro Boriçi. Më pas skuadra kuqeblu nisi zbatimin e programit stërvitor, ndërsa numri 1 i stolit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, iu përgjigj interesimit të medies për të folur për çështje të ndryshme, mes të cilave edhe për dënimin e personave që akuzohen për sulmin ndaj tij javën e kaluar.
– Gjoka, sa po ju pengojnë kushtet atmosferike po stërvitjen?
– Për hir të së vërtetës, kemi punuar vetëm një ditë para Laçit në një kalçeto afër hotelit ku rrimë. Sot (dje) ishte dita e parë, që ishte një rikuperim në palestër, pasi nuk kemi mundësi të stërvitemi në fusha të hapura. U detyruam ta kryejmë stërvitjen në kalçeto. Sigurisht, nuk është e mira e mundshme, por është e rëndësishme të stërvitemi, sepse ndeshjet janë shumë afër dhe thjesht duhet të unifikohemi e të jemi në gjendje për ndeshjen me Flamurtarin.
– Humbja me Laçin, sa ka ndikuar në skuadër dhe si është gjendja para Flamurtarit?
– Jemi shqetësuar shumë, sepse nuk kemi mundësi të rikuperojmë shumë. Donin që atë ndeshje të paktën ta kalonin me një pikë. Nuk arritëm, ndoshta edhe për problemet që patëm para portës, por duhet të ecim para. Ndeshja me Flamurtarin është vendimtare.
– Ku do të përgatiteni këto ditë?
– Ndoshta duhet të dalim në fushë për tu hapur thjesht nga ana tekniko-taktike. Por, nëse është sërish e pamundur, mund të vazhdojmë në kalçeto. Nesër (sot) kemi në program dy seanca stërvitore, njëra në palestër. Shpresojmë të kemi fat që në një pushim shiu që të dalim në fushë.
Ju mungon një nga pikat më të forta të mbrojtjes, Malota, i skualifikuar me kartonë
– Sigurisht që është një nga pikat tona më të forta. Do ta ndjejë ekipi mungesën, sepse Malota është një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe mbi të gjitha ndaj një Flamurtari, që një nga pikat më të forta ka lojën në ajër. Gjithsesi, po mendojmë me shumë kujdes për atë pozicion.
– Po flitet shumë për aleancat e skuadrave të Superligës. Si e shikon Gjoka këtë çështje?
– Nuk do ti hyj asaj pjese. Për mua do të jetë shumë problem, nëse do të jenë të vërteta aleancat, por nuk duhet të merremi me fjalë. Vllaznia është një skuadër që ka gjithë këto vite që lufton vetëm për të marrë atë që jep në fushë. Gara do të jetë e fortë dhe dua të jetë e pastër deri në fund, ku çdo skuadër të marrë atë që meriton.
– Humbja e Flamurtarit me Luftëtarin, mendoni se do të ndikojë te skuadra vlonjate para ndeshjes në Shkodër?
– Kjo gjë shihet në dy plane: si minus, por edhe si plus. Humbjet kanë anën e vet negative, që mund të jesh nën presion, por mund të kenë edhe një anë tjetër, atë motivuese për ndeshjen e radhës. Mos harroni se Flamurtari ka një skuadër shumë të mirë. Është një nga skuadrat më të mira të kampionatit, pas Skënderbeut. Do të mundohemi të jemi më luftarakë dhe të marrim maksimumin.
– Personat e akuzuar për sulmin ndaj jush janë njohur me vendimin e arrestit me burg. Çfarë komenti keni?
– Më vjen keq shumë për atë djalë. Më vjen keq, sepse ai është një viktimë në këtë rast. Zoti e ruajt. Nuk kam çfarë të them, nuk dua të jem fare pjesë e kësaj pune. Uroj ti shkojë sa më mirë, pavarësisht asaj që ndodhi.
Djali ka thënë se ju e keni ofenduar. Ka pasur ndonjë lloj kontakti mes jush?
-Në punën time nuk di të kem ofenduar kënd dhe nuk di të ofendoj kënd. Një nga kërkesat e mira në skuadër është të jemi sa më profesionistë dhe sa më pak fjalë të pista, pavarësisht se në terrenin tonë ndonjëherë dalin fjalët e pista.
– Duke parë moshën e re të djemve, mund ti falni për sa ka ndodhur?
– Personalisht, nuk kam asgjë me këta persona. Ai është viktimë, njësoj si unë.
– Është njëlloj faljeje kjo nga na e juaj?
– Sigurisht.
– Luftën për mbijetesë, si e shikoni?
– Shumë e fortë dhe e egër. Na duhet të jemi të gjithë bashkë për të ecur përpara, sepse në një ingranazh, sikur njëri të çedojë, do të na vërë në siklet. Për hir të Vllaznisë, duhet të jemi të gjithë bashkë, ta ndihmojmë për çdo situatë. Kjo luftë e sivjetme është shumë e fortë.
– Përveç jush dhe Teutës, mund të jetë ndonjë skuadër tjetër e rrezikuar?
– Nëse ne ecim mirë dhe nëse Teuta nuk do tu ndahet fitoreve, ndoshta do të kapim ndonjë skuadër tjetër. Lufta për mbijetese do të bëhet edhe më e fortë. E rëndësishme është që të shohim punën tonë dhe të ecim përpara, të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Masa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online