Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në Kampionatin Europian dhe nisur nga paraqitjet mjaft pozitive në kualifikuese, ka ngjallur një interes të madh te tifozët. Qëndresa Krelani ka raportuar se tifozeria shqiptare, së bashku me atë kroate dhe turke, ka regjistruar kërkesat më të larta për bileta në Euro 2024. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Berndt Nojendorfi.
Ndërkohë për ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë, janë regjistruar 1.4 milionë kërkesa për biletë. Ndërsa sa i përket finales, e cila do të luhet në Berlin më 14 korrik 2024, kërkesat për bileta kanë kapur shifrën e 2.3 milionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/