“E kemi ndarë mendjen që ta bëjmë Silvinjon shqiptar, Rama i dorëzon trofeun: Le të jetë një ogur i mirë për betejën për një kupë më të madhe

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nderuar sot më të mirët e vitit 2023. Sigurisht që nuk mund të mungonte një trofe për Silvinjon. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai i cili i dorëzoi trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit çmimin simbolik. Rama ka mbajtur fjalim pas dorëzimit të trofeut

“Është padiskutim një privilegj që mu dha mua mundëisa t’i dorëzoj trajnerit të ekipit tonë kombëtar këtë symbol vlerësimi nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Shpresoj shumë që ajo kupë e vogël të jetë një ogur i mirë në betejën për një kupë më të madhe.

Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare”, ka deklaruar Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online