“Shqipëria na motivon shumë, nuk do të jenë problem gjuajtjet nga distanca”, kapiteni i Çekisë: Kemi ardhur në Tiranë për fitore

Tomas Soucek u paraqit sot në sallën e konferencës për shtyp për të dhënë mendimin e tij përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Kapiteni i skuadrës çeke thotë hapur se Kombëtarja e tij ka ardhur në Tiranë vetëm për të marrë fitoren. Lojtari i West Ham-it flet me fjalë pozitive për ekipin tonë kombëtar, teska shprehet se kuqezinjtë i motivojnë së tepërmi në prag të këtij takimi.

“Sinqerisht e them, në Tiranë kemi ardhur për të fituar. Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit. Shqipëria e tregoi kualitetin edhe në fushën tonë. Kanë një skuadër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës, por kjo na motivon më shumë. Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë.

Stadiumi është vërtet shumë i bukur, ju përgëzoj. Atmosferën ne dimë, e vlerësojmë dhe bësoj se pavarësisht se luajmë në transfertë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin. Ndeshja me Shqipërinë na motivon shumë. Ne jemi këtu për të marrë një rezultat të mirë dhe nuk futemi me idenë e barazimit”, ka deklaruar Tomas Soucek-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online