“Shqipëria mund të dali e para e grupit në kualifikueset e Europianit”, Armand Duka: Ekipi që gabon me Moldavinë dhe Ishujt Faroe del jashtë loje

Armand Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Studio Sport” në “Vizion Plus”. Presidenti i FSHF-së është ndalur ndër të tjera te Kombëtarja, duke zbuluar objektivin e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit 2024. Duka shprehet se ekipi kombëtar e ka potencialin për t’u renditur edhe në dy vendet e para në grup. Sipas tij, fati i Polonisë, Çekisë dhe Shqipërisë do të vendoset nga ndeshjet që këto Kombëtare do të luajnë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Jo gjithmonë ajo që hidhet në short përfundon në fund të edicionit. Pikërisht kjo është ajo që ne tentojmë. Siç kemi ardhur nga vendet e fundit në gjithë historinë në mëparshme të Shqipërisë deri në vendin e tretë, tani tentojmë të shkojmë në vendin e dytë apo të parë në grup dhe rrjedhimisht në short. Polonia dhe Çekia janë dy ekipe për t’u respektuar. Nuk janë ekipe të nivelit shumë të lartë, siç mund të ishin Franca, Italia, Spanja, Gjermania, Portugalia. Janë ekipe me të cilat ne mund të bëjmë rezultat. Jemi ekip në rritje. Kemi mundësi reale, kemi potencial real për të dalë edhe në vend të parë, edhe në vend të dytë në grup. Çdo gjë vaj nuk do jetë për asnjë në grup. Nuk do jetë vaj as për Poloninë, sepse do përplaset me Çekinë dhe anasjelltas.

Të tre skuadrave të para nuk i falet hapin fals. Padyshim që një nga këto tre do të bëjë hap fals me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Uroj mos ta bëjmë ne. Ai që do të bëjë hap fals me to, do të dalë jashtë loje. Këtu ne e kemi të keqen në përgjithësi. Të paktën në histori, nuk arrijmë motivimin e duhur, nuk arrijmë motivimin maksimal, sepse është shumë e vështirë të bësh fitore me Moldavinë. Nuk është kaq e lehtë. Apo edhe me Ishujt Faroe. Shpesh herë futbollistët tanë vetëmotivohen, nuk ke nevojë t’i motivosh kundër Polonisë, Gjermanisë, Francës e kështu me radhë dhe bëjmë gabim, siç kemi bërë ndaj Andorrës 2-2 në ‘Elbasan Arena’”, ka deklaruar Armand Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online