Shqipëria U-19 në futboll për femra ka luajtur mbrëmjen e sotme një miqësore në Kamzë kundër Bosnje-Hercegovinës.
Trajneri Nevil Dede ka organizuar një raund përgatitor, me disa ditë stërvitje, por edhe dy miqësore me moshataret nga Bosnje-Hercegovina.
Sot fitoi Shqipëria 2-0, me dy gola nga ylli i skuadrës, Uendi Muja. Sulmuesja e Vllaznisë dhe kombëtares u kthye sot nga ndeshjet kualifikuese në Chanmpions League dhe në pjesën e dytë të takimit zgjidhi gjithçka, me dy gola të bukur, i dyti me goditje dënimi.
Pas dy ditësh do të luhet sërish, po në Kamzë, por në orën 10 paradite.