Shqipëria për femra do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën më datë 4 prill prej orës 16:00 në Zenica, ndërkohë që trajneri Vioresin Sinan do të ketë mundësinë të shohë vajzat kuqezi para ndeshjeve kualifikuese.
Ai ka ftuar për këtë miqësore 18 futbolliste dhe ekipi është grumbulluar në qytetin e Shkodrës. FSHF ditën e sotme ka publikuar edhe listën e lojtareve që Sinani do të ketë nën urdhra, ndërkohë që bien në sy që nga Vllaznia kampione ka shumë lojtare të ftuara.