Shqipëria merr njoftimin e mirë nga Bundesliga, sulmuesi kryesor i Hungarisë pritet të mungojë në tetor

Adam Szalai pritet që të mos jetë i gatshëm për Hungarinë në ndeshjet e tetorit. Futbollisti i Mainz ka lënë fushën e blertë në pushimin e ndeshjes kundër Freiburg. Sipas raportimeve të mediave gjermane, menisku i Szalait është dëmtuar dhe sulmuesi do të operohet.

Megjithëse nuk është përcaktuar ende se sa ditë do të mungojë ky futbollist, është thuajse e pamundur që të jetë gati për Shqipërinë. Të paktën kështu shihet situata deri në këto momente. Hungaria do të luajë ndaj Shqipërisë në datën 9 tetor në “Puskas Arena”, atje ku kuqezinjtë do të luajnë finalen e vogël, përpara përballjes së vërtetë me Poloninë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online