“Shqipëria më kontaktoi”, flet Bardhi: Kosova nuk më kërkoi asnjëherë, po t’ia lëmë shkuarës

Enis Bardhi është një nga talentet shqiptare që po ecën me hapa të mëdha në Europë. Aktualisht pjesë e Levante në La Liga, ndërsa goditjete tij nga larg janë një makth për çdo portier. Në fushën e lojës di gjithmonë si të japë më të mirën dhe padyshim është një nga titullarët fiks te klubi spanjoll. Ndërkohë 24-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, megjithëse të gjithë do të donim ta shihnim me ngjyrat kuqezi.

Në një intervistë për “Sporti Total” në KTV, Bardhi tregon se në të shkuarën ka pasur interesim për të nga Shqipëria, ndërsa sa i përket Kosovës ka mohuar t’i ketë mbërritur njëkontakt apo shenjë që e dëshironin ta kishin pjesë të tyre. Kujtojmë se dardanët janë një përfaqësuese më e re dhe ekzistonte mundësia që lojtari të linte Maqedoninë për ta. Ndërkohë tashmë do i ketë përballë si kundërshtar në rrugën drejt ëndrrës së Kampionatit Europian.

“Nga Kosova jo, nuk ka pasur kontakte, kurse nga Shqipëria ka pasur kur isha më i ri, jo direkt nga ta, por nga njerëzit që kanë qenë përreth. Megjithatë asgjë konkrete nuk ka pasur. Nuk dua t’i përsëris ato gjëra, pasi kanë kaluar dhe nuk mund të kthehemi prapa. Duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Enis Bardhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online