“Shqipëria luan mirë në mbrojtje”, vlerësimi i ardhur nga Lewandowski: Nuk do të na lënë shumë hapësira

Robert Leëandoëski është ylli i Polonisë dhe shpëtimi i Sousës në këto momente të vështira për trajnerin. Me rezultatet e dobëta që janë marrë në kohët e fundit dhe dëmtimet e shumta që po shoqërojnë polakët, sulmuesi i Bayern duhet të bëjë diferencën. Në konferencën për shtyp, Leëandoëski ka vlerësuar mbrojtjen e Shqipërisë dhe e di mirë se nuk do të ketë shumë hapësira në fushën e lojës.

“Me Shqipërinë duhet që të jemi të qetë në ndërtimin e aksioneve. E dimë se nuk do të kemi shumë hapësirë në fushë. Ne duhet të qarkullojmë qetë topin dhe të kërkojmë hapësirat. Roli im në fushë është universal, duhet të gjendem kudo për të kërcënuar kundërshtarin. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Shqipëria luan mirë në mbrojtje dhe do të jetë ndeshje e lodhshme, jemi të përgatitur”, u shpreh Leëandoëski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online