Në Varshavë do të flitet vetëm…italisht! Caktohen edhe arbitrat e VAR-it për Poloni-Shqipëri, vijnë nga Seria A

Poloni-Shqipëri do të luhet në ditën e enjte në Varshavë. Kjo përballje është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Ndërkohë UEFA ka caktuar edhe arbitrat për këtë ndeshje, duke përfshirë edhe përgjegjësit e VAR që do të rishikojnë rastet e diskutueshme.

Kryesori i Poloni-Shqipëri do të jetë Maurizio Mariani, një emër i njohur që vjen nga Seria A. Komunikimi nuk do të jetë problem për të pasi pjesa dërrmuese e futbollistëve në fushë mund të flasin në italisht. Trajneri Reja i përket vendit fqinj, por edhe Paolo Sousa mund të flas farë mirë në italisht. Filipo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e linjës, ndërsa Michael Fabri dhe Alesandro Giallatini do të jenë në dhomën e VAR. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online