Shqipëria luan edhe për statistikat, kuqezinjtë nuk e kanë mundur Bullgarinë që nga viti 1950

Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të mira në historinë e saj në futboll. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë ndaj Moldavisë për të prerë të të dytën herë biletën për një Kampionat Europian. Takimi i radhës për ekipin e Silvinjos do të jetë mbrëmjen e nesërme, kur duke nisur nga ora 18:00, do të testojnë veten përballë Bullgarisë.

Një takim miqësor, i cili ka edhe ai motivimin e duhur për të dalë me fitore nga “Air Albania”. Së pari, Silvinjo nuk do të donte të ndalte këtë seri pozitive fitoresh dhe atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar në Shqipëri. Nga ana tjetër, lojtarët që nuk kanë pasur minutazhin e plotë do të jenë të karikuar për të dhënë 100%-shin e tyre, në mënyrë që të dëshmojnë se meritojnë më shumë hapësirë në formacionin e kuqezinjve.

Por përtej kësaj, ndaj Bullgarisë luhet edhe për statistikat. Shqipëria nuk njeh fitore kundër bullgarëve që nga viti 1950, kur i mposhtte 2-1 në një takim miqësor. Që prej atëherë, të dy Kombëtaret janë përballur 7 herë të tjera, ndër të cilat 4 kanë përfunduar me fitoren e Bullgarisë dhe 3 të tjerat në barazim. Dy sfidat e fundit janë luajtur në vitin 2007 për kualifikueset e Kampionatit Europian 2008 dhe kanë përfunduar në barazim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online