2 milonë euro për Halandin iu duk shifër e madhe, Marota pendohet: Kisha mundësinë ta merrja te Juventusi

Ironitë e fatit nuk e kanë kursyer as Bepe Marotën. Megjithëse është një nga drejtorët sportivë më të mirë në qarkullim, nuhatja për talente jo gjithmonë funksionon si duhet. I pyetur së fundmi për pengje nga e kaluara, Marota ka pranuar se është penduar që nuk e transferoi Halandin te Juventusi. Drejtuesi i Interit ka thënë se marrëveshja mund të kryhej për 2-3 milionë euro, por një shifër e tillë duket se i është dukur e lartë. Tashmë Halandi është një nga sulmuesit më të mirë dhe më të kushtueshëm në Europë.

“Kam shumë pengje. I fundit është Halandi, i cili mund t’i ishte bashkuar Juventusit për 2-3 milionë euro. Në raste të tilla, duhet të kesh forcën për të shkuar përtej buxhetit tënd kur të thonë se ai është një talent me të cilin duhet firmosur. Halandi është një nga sulmuesit më të mirë në Europë tani. A mund të vijë në Itali tani? Absolutisht që jo”, ka thënë Bepe Marota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online