Shqipëria largohet me një pikë nga Rejkjaviku, Gjasula: Me golin e Islandës u ngatërrua ndeshje, ata u bënë më të fortë

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve ka nisur me një barazim 1-1 në transfertë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Seferit në minutën e 30, por një humbje e përqendrimit pak pas fillimit të pjesës së dytë bëri që Islanda të ndëshkonte portën e mbrojtur nga Berisha. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”-it.

Gjasula: “Pjesën e parë luajtëm shumë të disiplinuar, të qetë. Ishim kompaktë. Në pjesën e dytë me golin nga Islanda u ngatërrua pak ndeshja. Bëmë gabime dhe ata u bënë më të fortë. Ne e dinim që do bëhej një ndeshje shumë e vështirë. Duhej që ta mbanim vëmëndjen të lartë në 10-15 minutat e para të pjesës së dytë. Një pikë është “Ok”, por nëse sulmonim pak më shumë mund të kishim fituar ndeshjen, por edhe mund ta kishim humbur. Prandaj zgjodhëm të bënim më të sigurtën, të ruanim rezultatin”.

Reja: “Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë ndodhi një blackout. Nuk bëmë asgjë nga ajo që donim të bënim. Bëmë atë që do të donim të bënim ne me ata. Patëm një dobësim në pjesën e dytë dhe nuk mundëm të bënim asnjë gjuajtje në portë. Është për të ardhur keq, sepse e nisëm mirë. Roshi nuk ishte në gjendje për të luajtur, sepse do të kishte luajtur në krahë. Ishte një lojtar që fizikisht do na kishte dhënë një dorë. Por ishte edhe me temperaturë, për këtë arsye nuk mund ta aktivizoja. Kërkova të fusja dy forca fizike në sulm, sepse po na merrnin duelet në ajër. Balaj dhe Vrioni janë të mirë fizikisht. Hysaj kishte sprinte të mira. Por nuk mundëm të shënonim dhe ky është problemi, nuk finalizojmë dot përpara portës. Tani jemi me pikë të barabarta dhe duhet të shikojmë Izraelin për të qenë të kujdesshëm dhe për të mos lëshuar pe. Në aspektin mbrojtës këto gola nuk mund ti pësojmë. Janë gabime të pafalshme, që duhet ti shmangim. Na ndodhin gjithmonë gabime të tilla. Nuk po mundemi ti rregullojmë dot”.

Gjimshiti: “Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mirë. Kemi bërë shumë gabime. Sidomos te goli bëra kam bërë unë gabim. Kërkoj falje. Nga ana teknike nuk e hoqa mirë topin. Jam i zhgënjyer me veten. Kemi humbur më shumë duele në pjesën e dytë dhe ata morën vetëbesim. Skuadra e pëson prej gabimeve? Mund të flas për gabimin tim, nuk e di për të tjerët. Te gabimi im, doja ta hiqja topin dhe e kapa shumë keq, me të brendshmen dhe dhashë një asisit. Duhet të përmirësohemi”.

Seferi: “E bëra golin dhe mendova inshallah marrim tre pikët, sepse janë të vlefshme .Por edhe një pikë nuk është keq, sepse Shqipëria nuk ka fituar ndonjëherë këtu në Islandë. Jam shumë i lumtur për golin e parë me Kombëtaren. Besoj që kjo është puna e bërë me ekipin. E ndjeva se më erdhi topi kur goditi Abrashi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. Në pjesën e dytë isha më i lirshëm”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online