Të shumtë janë futbollistët shqiptarë që po luajnë në Serinë A. Mes tyre gjendet edhe Marvin Cuni. Futbollisti që ishte pjesë e ligës së tretë në Gjermani dhe kartoni i së cilit zotërohej nga Bayern Munchen, zgjodhi që t’i bashkohej Frosinones në Serinë A.
Besimi është i madh nga trajneri i ekipit italian, aq sa i dha menjëherë vendin e titullarit kundër Napolit. “Calciomercato” ka shkruar një artikull për Marvin Cunin ku e cilëson si një bast të drejtuesve të Frosinones dhe vlerëson potencialin e shqiptarit. Për më tepër, “Calciomercato” shkruan:
“Shqipëria shikon me shumë besim të ardhmen e saj. Disa talente e lejojnë Shqipërinë që të bëjë një hap përpara në cilësi. Nga Broja i Chelsea, te Asllani i Interit e deri te…Marvin Cuni”, shkruan media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/