Legjenda Sokol Kushta ka duartrokitur dhe vlerësuar trajnerin e Shqipërisë, Silvinjon, edhe pas dy humbjeve në miqësore. Kuqezinjtë nuk ia dolën dot me sukses në rezultat kundër Kilit dhe Suedisë, por në ndeshjen e djeshme reaguan pas asaj ndeshje zhgënjyese në Itali. Në lidhje me këtë situatë, Kushta ka vlerësuar qëndrimin e Kombëtares në Suedi.
“Mbas dushit të ftohtë që kaloi Kombëtarja me Kilin, dje trajneri Sylvinho na tregoi se di të ndryshojë situatë… . Dje Kombëtarja dhe trajneri fituan Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha u la të kuptojë lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me kombëtaren shqiptar”, shkruhet në postimin e Kushtës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/