Shqipëria duhet të ketë shumë kujdes me të në qershor, Gvardiol tregon muskujt para ndeshjes me Kroacinë

Kroacia javën e kaluar ka udhëtuar drejt Egjiptit ku po merr pjesë në një turne dhe me fitoren ndaj Tunizisë pas një penalltie, tani do të përballet kundër Egjiptit. Kroacia nuk bëri shumë përshtypje pozitive në ndeshjen kundër Tunizisë, por sonte do të kenë një shans për t’u korrigjuar dhe një paraqitje shumë më e mirë pritet nga ekipi i Zlatko Dali?, rivali i Shqipërisë në Europian.

Ky turne është miqësor dhe shërben si përgatitje për Kampionatin Evropian, por është e sigurt që kroatët do të japin maksimumin për të arritur fitoren dhe një trofe të ri që mund të zbukurojë vitrinat e fqinjëve tanë.

Në qendër të vëmendjes para kësaj ndeshjeje ka qenë Joško Guardiol, i cili dje në Instagram ka postuar një foto nga palestra dhe ka shkaktuar shumë vëmendje dhe entuziazëm te fansat e tij. Guardiol ka treguar se po stërvitet fort dhe ka treguar gjithë forcën fizike në një fotografi të vetme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/