“Dy gola i pësuam kur doli Ramadani”! Ismet Munishi: Shqipëria duhet të luajë si Kili në Euro24, Ylber Ramadani nuk ka asnjë lojtar të përafërt te Kombëtarja

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” për të analizuar ndeshjet e Kombëtares. Kuqezinjtë humbën kundër Kilit dhe Suedisë, ndërsa Munishi u shpreh se Shqipëria duhet të jetë si Kili në Euro24. (Emisionin e plot të Ismet Munishit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Kili është një ekip mjaft serioz dhe ne duhet të marrim mësim nga Kili sesi duhet të luajmë në Europian. Se pikërisht duke luajtur si Kili, ne jemi kualifikuar. Mos të harrojmë sesa agresiv kemi luajtur kundër Polonisë dhe Cekisë, ne në saj të sakrificës dhe angazhimit maksimal arritëm që të kualifikohemi.

Kemi marrë vendin e parë ndaj dy rivalëve që ishin favoritë kryesorë. Prandaj duhet të marrim mësim dhe të luajmë si Kili. Edhe pse miqësore, në fakt vetëm ne shohim nëse një ndeshje është miqësore ose jo. Ne dy gola i pësuam kundër Kilit kur doli Ylber Ramadani nga fusha, dy gola. Nëse për një lojtar tjetër mund ta kemi një zëvendësues, për Ramadanin te Kombëtarja nuk ka as të përafërt”, tha Munishi. /Sport Ekspres/