“Shqipëria është ndër më të fortat në qarkullim”, Spaleti flet për shortin: Unë njoh edhe gazetarët shqiptarë, e jo më lojtarët

Në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria ka mësuar sot kundërshtarët në Euro2024. Goglat nuk u treguan aspak bujare me kuqezinjt. Përballë ekipit të Silvinjos do të jenë Spanja, Kroacia dhe Italia. Një grup tejet i vështirë, ku Shqipëria duhet të tregojë forcën e saj dhe të mundohet të jetë surpriza e madhe e këtij Europiani. Spaleti ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin e Euro 2024 për mikrofonin e “SuperSport”-it, duke vlerësuar maksimalisht ekipin tonë kombëtar.

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime. Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë. Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë”, është shprehur Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *