“Kam jetuar dhe punuar në Itali e Spanjë, ua njoh mentalitetin”, Silvinjo komenton shortin: Do të provojmë, një sfidë e bukur

Në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria ka mësuar sot kundërshtarët në Euro2024. Goglat nuk u treguan aspak bujare me kuqezinjt. Përballë ekipit të Silvinjos do të jenë Spanja, Kroacia dhe Italia. Një grup tejet i vështirë, ku Shqipëria duhet të tregojë forcën e saj dhe të mundohet të jetë surpriza e madhe e këtij Europiani. Silvinjo ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin e Euro 2024 për mikrofonin e “SuperSport”-it.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A fola me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre.

Armë plus që i njoh këto dy filozofi? E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, ka deklaruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online