Kombëtarja e 19-vjeçarëve, e drejtuar nga Nevil Dede ka nisur përgatitjet për dy sfidat miqësore që do të zhvillojë me përfaqësuesen e Kosovës. Në kuadër të ndeshjeve, numri një i stolit të kuqezinjve të vegjël, ka bërë me dije listën e të grumbulluarve.
Bie në sy fakti që kemi shumë lojtarë nga Kategoria Superiore. Grumbullimi do të nisë në Durrës në datën 30 maj. Ndërkohë, sfidat ndaj Kosovës do të zhvillohen në datat 3 dhe 5 qershor, fillimisht në stadiumin e Drenasit, më pas në Prishtinë.