Shqipëria duhet ta mbajë fort, në Brazil shkruajnë për rastin e Silvinjos si trajner: Nuk është Carlo Anceloti, por po shfaqet në radar

Arritja e Silvinjos te Shqipëria po bën një jehonë të madhe në Brazil. Kjo për shkak se Silvinjos është nga Brazili dhe mediat në atë vend e kanë pasyqyruar gjithë suksesin e arritur. Gjithashtu ka edhe një të veçantë të zbuluar në emisionin “Koha Shtesë” me një gazetar brazilian.

Në Brazil nuk ka shumë trajnerë të njohur dhe për këtë arsye, krenaria e rezultateve me Silvinjon është e madhe. Media “golazo24” në Brazil ka shkruar një artikull ku thotë: “Silvinjo nuk është Anceloti, por po shfaqet në radar. Në Brazil po debatohet thellësia e krizës së trajnerëve profesionistë të futbollit. Për më tepër: trajneri aktual i Brazilit, Fernando Diniz, është i përkohshëm, i huazuar nga Fluminense, derisa italiani Carlo Ancelotti të arrijë në Kombëtare. Por Sylvinho shfajëson trajnerët brazilianë përballë rekordit tronditës të evropianëve.

Në Brazil, punësimi i një trajneri të huaj ishte/është temë e një polemike në të cilën ndërhyri edhe presidenti Luiz Inácio Lula da Silva.  Sylvinho ka udhëhequr Shqipërinë në Euro 2024, së bashku me Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Anglinë, Francën, Gjermaninë (pritës i turneut), Hungarinë, Portugalinë, Skocinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Turqinë. Me 1 ndeshje të mbetur për përfundimin e eliminatoreve, Shqipëria kryeson grupin E me 3 pikë përpara Republikës Çeke dhe 4 pikë përpara Moldavisë”, shkruhet në media. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online