“Shqipëria dhe Kosova bashkë do të frikësonin Europën”, Etrit Berisha: Kombëtarja ka mbrojtjen më të mirë

Etrit Berisha ka folur përpara ndeshjeve të nëntorit që do të ketë Kombëtarja, ku fillimisht do të gjejë përballë Kosovën përpara takimeve në Ligën e Kombeve. Portieri Etrit Berisha ka folur në veçanti për përballjen me dardanët duke theksuar se nëse do të ishim një Kombëtare, atëherë do të na kishin frikë të gjithë në Europë. Gjithashtu gardiani kuqezi ka vlerësuar lart mbrojtjen e Shqipërisë duke sjellë në vëmendje statistikat atje ku tregohet se kemi pësuar vetëm 1 gol në 4 ndeshjet e zhvilluara. Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Reja, Berisha është shprehur:

“Kjo situatë është për të gjithë njësoj, ne jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje dhe pavarësisht mungesave që kemi tani, të gjithë lojtarët janë të ndërgjegjshëm për vlerën e këtyre ndeshjeve. Kanë vlerë shumë të rëndësishme për ne. Atmosfera është gjithmonë e mirë, jemi bashkë prej një kohe të gjatë dhe tani kemi filluar përgatitjet me ekipin. Ndeshja me Kosovën do të jetë e mirë dhe pse do të jetë pak e vështirë pasi kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve që kanë edhe fokusin tonë. Kemi një nga mbrojtjet më të mira që kemi pasur ndonjëherë, do të bëhemi edhe më të fortë. Jemi shumë të kënaqur me këtë, ku në 4 ndeshje pësuam vetëm 1 gol që ka qenë disi fatkeqësi.

Ndeshja me Kosovën nuk do të jetë e lehtë, e përsëris, por duke marrë parasysh se është vëllazërore gjërat janë më të qeta. Nëse do të ishte për kualifikime gjë e cila mund të ndodh në të ardhmen është shumë e vështirë. Pasi luaj kundër vendit tim, vendi im është Shqipëria dhe Kosova, kam shkuar me bindjen që dua t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Në të ardhmen shpresoj që të bëhet një ekip, ku duke marrë parasysh edhe emrat që janë te Kosova, nëse do të bëhemi bashkë do të na kishte frikë e gjithë Europa”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online